Janë gjetur dy motrat e mitura që u raportuan dje si të zhdukura në Shkup

Më 01.05.2025, në ora 16:00 në SPB Shkup është raportuar se në shtëpi ishte kthyer A.S. (14), ndërsa në ora 16:30 në rajonin e Çairit, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Shkup, është gjetur A.A. (11).

Të dyja vajzat e mitura ishin raportuar të njëjtën ditë nga prindërit e tyre si të larguara nga shtëpitë e tyre.