Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se ka përfunduar autopsia dhe identifikimi i 59 viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, përcjell TV21. Toshkovski tha se nga ngjarja gjithsej ka 196 të lënduar, 20 prej të cilëve fëmijë.

“Për 59 personat e ndjerë, dua të theksoj se të gjithë janë identifikuar dhe më 18.03.2025 ka përfunduar autopsia për të gjithë. Gjatë zjarrit, lëndime kanë marrë 196 persona, prej të cilëve 20 fëmijë. Për momentin 93 të lënduar mjekohen në spitalet e Shkupit, 80 janë transportuar jashtë, dhe atë në Serbi, Bullgari, Turqi, Greqi, Austri, Lituani, Slloveni, Hungari dhe Kroaci”, tha Toshkovski./tv21.tv