Arben Fetai ka deklaruar se, pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, nuk ka pasur aktivitete partiake, por diskutimet për unifikimin e koalicionit VLEN kanë qenë intensive që nga nëntori. Ai theksoi se një nga opsionet që po shqyrtohet është zgjedhja e një kryetari me rotacion.

Sipas Fetait, janë hartuar disa dokumente që përcaktojnë parimet dhe rrugën drejt unifikimit të VLEN-it: dokumenti i parë nga Zekirja Ibraimi, më pas një dokument i dytë i përgatitur prej tij mbi bazën e draftit fillestar dhe diskutimeve të zhvilluara, si dhe një dokument i tretë nga Bekim Qoku.

 “Po shifni në këtë drejtim unë e thash për momentin prej shpalljes së zgjedhjeve lokale nuk ka pasur aktivitete në kuadër të partive politike. Njëra nuk e përjashton tjetrën. Mund të jetë një kryetar i zgjedhur me rrotacion, ky është një nga opsionet që diskutohet, unë normal që i kamë mbëedh strukturat e mia, funksionar kryesinë e kështu me rradhë, dhe kemi diskutuat në vazhdimësi zhvillimet në kuadër të unifikimit të koalicionit VLEN. Në këtë drejtim dua të them që diskutimet kanë qenë goxha intenzive nga nëntori e këndej dhe janë hartuar disa dokumente. Të parin e ka hartuar ish kryetari i Alternatives zekirja Ibraimi dhe ka vendosur disa parime në letër dhe pista drejt unifikimit të VLEN-it dhe para disa javëve unë bazuar në atë draftë të Zekirja Ibraimit dhe diskutimeve që kanë vazhduar kamë përgatit një dokument të rradhës dokumenti i dytë për të ardhmen e VLEN i cili diskuton parimet drejt unifikimmit dhe është një dokument i tret që ka përgatitur edhe z. Qoku bazuar në këto dy dokumente dhe diskutojmë pra në letra me parime”, deklaroi në emisionin Click Plus në TV21 zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai – VLEN.