Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në emisionin Click Plus në TV21, bëri të ditur se nuk do të ketë punësime në arsim. Siç shtoi ministrja Janevska, nëpër shkolla ka shumë mësimdhënës dhe pak nxënës.

“Në periudhën e ardhshme nuk do të ketë shumë vende pune në arsim. Kemi shumë mësimdhënës dhe shumë pak nxënës. Për fat të keq, edhe emigrimi e bën të veten”, tha Janevska në Click Plus në TV21.