Pas lëndimit, Jasir Asani nuk do të luajë në ndeshjen e fundit të FC Gwangju, përcjell TV21. Asani njofton se me këtë i jep fund sezonit.
“Pas një lëndimi , nuk mund të jem pjesë e ekipit në ndeshjen e fundit për këtë sezon. Për mua është përfundimi i një sezoni të gjatë, ku isha në gjendje të japë më të mirën time dhe të ndihmoj ekipin, Dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerin menaxherin dhe të gjithë fansat për mbështetjen”, ka shkruar Asani.


