Java e dytë: Gallatasaraj sfidon Liverpullin, Atletiko përballet me Aintraht Frankfurtin

Sot (e martë) në mbrëmje zhvillohet xhiro e dytë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, me nëntë ndeshje që janë në program.

Klubi më i suksesshëm evropian, Real Madrid, udhëtoi 7,000 kilometra, për pothuajse 12 orë, për në Almaty, ku do të përballet me Kairatin nga Kazakistani. Almaty ndodhet thellë në Azi, afër kufirit me Kinën dhe sigurisht që ka qenë një udhëtim i pazakontë për “Mbretërit”, por pavarësisht këtyre përpjekjeve, Reali është favoriti absolut i kësaj ndeshje

Ndeshje të tjera interesante përfshijnë duelet midis Çellsit dhe Benfika-s, pastaj përballja midis Gallatasarajt dhe Liverpullit dhe Atletiko Madridit me Aintraht Frankfurtin. Gjiganti evropian, Bajern Munihu do të luajë ndaj Pafosit, ku janë favoritë absolutë kundër debutuesit qipriot në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjet e mbetura, Interi e pret Slavia Pragën, Marseja luan si nikoqir i Ajaksit, Atalanta e pret Klub Brizhit dhe Totenham Hotspur luan në udhëtim tek Bodo/Glimt. Dy ndeshje zhvillohen nga ora 18:45, ndërsa shtatë të tjera nga ora 21:00.

 

The post Java e dytë: Gallatasaraj sfidon Liverpullin, Atletiko përballet me Aintraht Frankfurtin appeared first on Alsat.