Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri është zgjedhur shef i shtabit për Zgjedhjet Lokale në Strugë.
Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Më poshtë ju sjellim tekstin e plotë:

I nderuar që mora besimin si Shef i Shtabit në Strugë të BDI-së!

Ky është një obligim i madh, të cilin do ta mbaj me përgjegjësi dhe përkushtim, bashkë me Zëvendës Shefin e Shtabit, Dashmir Nasufi, për të mbështetur ekipin tonë fitues:

👨‍⚕️ Dr. Arsim Dalipi – njeriu i punës dhe shërbimit ndaj qytetarëve,

✊ Faton Pollozhani – bartësi i listës së BDI-së, simbol i qëndresës dhe besnikërisë ndaj idealeve të Ali Ahmetit.

🌿 Politika në Strugë nuk është interes i individëve, por mision kombëtar për barazi dhe dinjitet.

📢 Jam i bindur se rezultati ynë do të jetë edhe më i madh se vitin e kaluar, sepse zëri i qytetarëve sot dëgjohet fuqishëm në çdo cep të Strugës.

🙏 Falënderim i veçantë për liderin tonë historik, Ali Ahmeti, që na mësoi se bashkimi është arma më e fuqishme e shqiptarëve!