
Nëse vendimi merret, pas një deri në dy vjet qytetarët e Maqedonisë nuk do të duhet të blejnë karton jeshil për të hyrë në Serbi, Shqipëri, Mal të Zi, Moldavi dhe Bosnje-Hercegovinë.
Qeveria duhet të vendosë deri në fund të vitit nëse do t’i bashkohet iniciativës së Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), e cila do të shohë shoferët nga një vend i CEFTA-s të udhëtojnë në një tjetër pa pasur nevojë për karton jeshil ose dokumentacion ekuivalent për sigurim. Nëse kjo vendoset, qytetarët e Maqedonisë nuk do të duhet të blejnë karton jeshil pas një deri në dy vjet për të hyrë në Serbi, Shqipëri, Mal të Zi, Moldavi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Nga Qeveria thonë se kanë marrë draft udhërrëfyesin nga CEFTA dhe institucionet përgjegjëse për atë sektor janë duke punuar me propozime se si të bëhet kjo.
Marrëveshja për heqjen e kartonit jeshil mes vendeve të CEFTA-s, për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave brenda CEFTA-s, do të konfirmohet në takimin e ardhshëm ministror të planifikuar për në dhjetor.
