“Ka qenë një grua shembullore” – kështu e përkufizon viktimën familjari dhe kryetar i këshillit të fshatit, pasi pasdite një 40-vjeçare është privuar nga jeta nga një pronar i një furre në një fshat në Vushtrri të Kosovës, transmeton TV21.

Në një prononcim para mediave në Kosovë, familjari i njëjtë hedh poshtë pretendimet se dorasi dhe viktima kanë qenë burrë e grua.

Sipas tij, jozyrtarisht është mësuar se shkak i vrasjes ka qenë xhelozia, pasi për viktimën thuhet se e ka lëshuar vendin e punës.

“Jo, s’ka pasur asnjë problem. Sipas informatave jozyrtare, ka qenë xhelozia se pse ke shku në vend tjetër me punu. As nuk janë bashkëshortë”, tha familjari.