Zëvendësdrejtori i Doganave, Garip Kaba tha se, shqiptarët në këtë drejtori janë të përfaqësuar me 24,4 për qind ose me 1186 të punësuar, sa është numri i përgjithshëm i shqiptarëve në këtë drejtori. Kaba tha se, kjo përqindje është rritur në dy vitet e fundit.
“Po nga numri i përgjithshëm, 1186 të punësuar. Në Drejtorinë e Doganave, shqiptarët janë të përfaqësuar me 24,4 për qind. Kjo përqindje është rritur sidomos në dy vitet e fundit”, tha Kaba.
