Kallëzime të shumta penale në disa qytete për dhunë në familje. Në Kavadar, dy persona janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe kërcënime ndaj anëtarëve të familjes.  Në njërin rast, një 48 vjeçar është privuar nga liria për shkak se ka përdorur dhunë ndaj babait të tij 74-vjeçar, ndërsa po ashtu në Kavadar, është privuar nga liria një 40 vjeçar pas denoncimit se ka përdorur dhunë fizike dhe kërcënime ndaj ish gruas së tij 28 vjeçare.

Sipas MPB-së, autorët janë ndaluar dhe ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse. Ndërkohë, edhe në Gostivar, është ngritur kallëzim penal ndaj dy ish bashkëshortëve për lëndim trupor, pas një përleshjeje fizike në shtëpinë e tyre, ku nëna ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur. Sipas SPB-së së Gostivarit, për rastin janë ndërmarrë procedurat ligjore dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave. /Alsat.mk

The post Kallëzime të shumta penale në disa qytete për dhunë në familje appeared first on Alsat.