Kryeministri Mickoski nuk mund të tregojë se çfarë interesi kanë ofruar 16 bankat dhe institucionet financiare që kanë dorëzuar ofertë për financimin e projektit të hekurudhës së shpejtë nga Gjevgjelia në Tabanoc, sepse ofertat janë konfidenciale. Nesër, përveç seancës së rregullt të qeverisë, do të mbahet edhe një seancë e mbyllur, ku Ministria e Financave do të informojë për ofertat. Por qytetarët do të mësojnë normën e interesit që do të paguajmë për kredinë mbi 1.9 miliardë euro, vetëm pasi të zgjidhet oferta më e favorshme, e cila duhet të deklasifikohet. Për kredinë që do të merret, garant është Mbretëria e Bashkuar, pasi vendi ka nënshkruar marrëveshje për partneritet strategjik.

“Pritet të propozohet një grup pune ndërsektorial, i cili do t’i analizojë ofertat e pranuara. Kushti i parë është të shohim nëse të gjitha ato oferta ofrojnë shumën që ne kërkojmë. Kjo do të jetë faza e parë si katalizator, e pastaj do të hyjmë në analizë më të thelluar të tyre dhe vetëm atëherë mund të flasim për më shumë detaje. Të gjitha ofertat janë konfidenciale dhe ashtu do të trajtohen deri në momentin kur të zgjidhet oferta më e mirë dhe ajo të deklasifikohet, që të mund ta bëjmë publike për qytetarët”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.