Gazetar: Mihajllo Donev

Një kamion është përplasur në bankinë në qarkoren e Shkupit ndërsa shoferi ka përfunduar në spital. Aksidenti ka ndodhur këtë mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit në Hipodrom, drejt Kumanovës. Qarkullimi u ndërpre për më shumë se katër orë.

“Në qarkoren e Shkupit, në Hipodrom, dalja për në Kumanovë, një kamion Mercedes u përplas në bankinë. Shoferi është lënduar dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Megjithatë, qarkorja e Shkupit nuk është vendi i vetëm ku trafiku u ndërpre sot, pasi një kamion u përfshi në aksident tjetër trafiku në rrugën për në Dellçevë. Në këtë aksident u përfshinë tre automjete – një kamion dhe dy makina. Nuk pati të lënduar.

“Në autostradën M. Kamenicë-Dellçevë, në afërsi të fshatit Iliovë, ka ndodhur aksident trafiku midis një automjetit të mallrave “Volvo” me targa bullgare, i drejtuar nga V.H.G., një automjeti për pasagjerë “Mercedes” me targa nga M. Kamenica, i drejtuar nga B.P. dhe një automjeti për pasagjerë “Fiat” me targa nga M. Kamenica, i drejtuar nga M.S. Nuk ka të lënduar kurse aksi Kamenicë-Dellçevë është e mbyllur në të dyja drejtimet”, u shprehwn nga MPB.

Përveç këtyre aksidenteve, një makinë goditi katër këmbësorë në Lisiçe ndërsa një burrë 71-vjeçar u përplas me katërçikletën e tij në murin e një shtëpie. Këto ngjarje, të cilat policia po i heton, ndodhën një ditë më parë. Ndërkaq policia gjobiti edhe tre shoferë të pakujdesshëm që dolën nga rruga.

Aksidentet ndodhën në Kumanovë kurse në fshatrat Ratavicë dhe Zletovë të Probishtipit, policia kreu inspektim pasi disa automjete dolën nga rruga. Në të tre rastet u përcaktua se shoferët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. / Alsat.mk

The post Kamioni përplaset me bankinën në unazën Shkup, trafiku mbyllet me orë të tëra appeared first on Alsat.