Hapoel Tel Aviv rikthehet sërish të udhëheqë i vetëm klasifikimin e Euroleague pas ndeshjeve të raundit të 18-të. Skuadra izraelite fitoi 82-72 në Gjermani ndaj Bayern Munich, duke korrur suksesin e 13-të sezonal.

Humbet në sekondat e fundit ekipi i Barcelonës, që u mund 72-71 nga kampionët në fuqi të Fenerbahçe. Një ndeshje me rivalitet mes dy ekipesh pretendente, të dyja në zonën play off të Euroleague.

Valencia Basket fitoi 91-81 derbin spanjoll nga Baskonia Gasteiz dhe ngjitet në vendin e dytë bashkë me Panathinaikos. Ekipi grek fitoi 92.85 në Lituani ndaj Zalgiris. Në zonën play off është edhe Monaco, që mundi 100.95 Real Madrid.

Euroleague-Raundi i 18-të

Dubai Basketball – Armani Milano, 99-92

Fenerbahce – Barcelona, 72-71

Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 85-92

Bayern Munich – Hapoel Tel Aviv, 72-82

Valencia Basket – Baskonia Gasteiz, 91-81

Paris Basketball – Crvena Zvezda, 103-99

Partizan Beograd – Maccabi Tel Aviv, 87-112

Monaco – Real Madrid, 100-95

Virtus Bologna – Olympiacos, 94-97

The post Kampioni aktual mund Barcelonën në sekondat e fundit appeared first on Alsat.