Pushteti dhe opozita vijojnë akuzat e ndërsjella lidhur me marijuahanën e sekuesrtruar. VMRO-DPMNE I bën thirrje Prokurorisë të hetojë lidhjen mes Zaev dhe Filipçes me rastin, ndërsa nga LSDM-ja thonë se partia në pushtet po përpiqet të largojë vëmendjen dhe kërkojnë përgjigje se si pesë tonë marihuanë kanë kaluar përmes kufirit të Maqedonisë.
“Kompanisë CBD Medplant SHPK nga fshati Borisovo e Toni Kotevit, nga e cila u konfiskuan 30 tonë drogë, qeveria i dha miratimin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vitin 2020. Në atë periudhë, Filipçe ishte ministër i Shëndetësisë dhe ai personalisht miratoi licencat për kultivimin e marihuanës, që do të thotë se jo vetëm që e njihte dhe bashkëpunonte me Toni Kotevin, por gjithashtu e ndihmoi të nisë dhe të punojë në këtë biznes,” deklaroi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.
“A kemi përgjigje se si kaluan pesë ton drogë përmes kufirit? A kemi përgjigje për të gjitha ato tema që i ngrisim si pyetje për kompani të afërta me DPMNE-në, të cilat arrijnë direkt te kabineti i Mickoskit dhe deri tani te udhëheqja e lartë e DPMNE-së, sekretari organizativ i DPMNE-së? Nuk kemi përgjigje për asnjë nga temat. Kemi shpërqendrim klasik, çdo ditë,” tha Aleksandar Sasha Dimitrijevik, LSDM.
The post KANABISI / Pushteti dhe opozita vijojnë akuzat e ndërsjella lidhur me marijuahanën e sekuesrtruar appeared first on Alsat.
