Pres që Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën, tha kandidatja për eurokomisar për zgjerim, Marta Kos në fjalimin e saj para eurodeputetëve bullgarë. Para deputetëve të Parlamentit europian ajo theksoi se nuk duhet të importohen çështje dypalëshe në proces, por se Unioni ka vegle për t’u ndihmuar edhe vendeve kandidate dhe vendeve anëtare. Marta Kos e cila vjen nga Sllovenia, nëse konfirmohet kandidatura e saj, në nëntor do ta zëvendësojë eurokomisarin aktual për zgjerim Oliver Varheji.

“Ne presim që vendi kandidat Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën siç u premtua. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kur flasim për çështje dypalëshe ose për kontestet e mundshme mes vendeve anëtare dhe vendeve kandidate, interesat e vendeve anëtare janë në vend të parë”, tha Marta Kos.