Policia ka kapur 65 kilogram drogë të llojit marijuanë. Sipas versionit të MPB-së, makina me targa të Shkupit që po lëvizte në drejtim të Velesit është identifikuar nga njësitë policore, por pasi ka kuptuar se do të kontrollohet ka tentuar të arratiset. Është ndaluar nga njësitë policore vetëm pas disa minutave dhe pas kontrollit në makinë “Seat Altea” gjanë gjetur katër thasë të zinj me 65 paketime me drogë të llojit marijuanë. Në pranga kanë përfunduar një 38 vjeçar nga Shkupit dhe një 55 vjeçar nga Kavadarci. Pas kallëzimeve penale, të njëjtit pritet të dalin para gjykatësit hetues ku edhe do të njihen me masat e kujdesit./Alsat.mk.

The post Kapen 65 kilogram drogë të llojit marijuanë, arrestohen dy persona appeared first on Alsat.