Kapet shkupjani që grabiti dy filiale për kredi të shpejta

Është arrestuar një shkupjan 25 vjeç, i cili ka pranuar se ka kryer dy grabitje të filialeve për kredi të shpejta në Shkup, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ndaj të njëjtit, tashmë është caktuar masa e paraburgimit.

“Më 26.10.2025 në Shkup, punonjës policie nga SPB Shkup arrestuan B.A. (25) nga Shkupi. Ai dyshohet se më 15.08. dhe 18.08.2025 ka kryer grabitje në dy filialet e shoqërive financiare në zonat e Qendrës dhe Bit Pazarit, duke marrë para nën kërcënimin e armës së zjarrit. Personi është mbajtur në stacionin policor dhe gjatë bisedës zyrtare ka pranuar veprat e kryera. Në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij është ngritur aktakuzë në procedurë të shpejtë, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.