Dani Karvahall është pezulluar për dy ndeshje për përjashtimin e tij kundër Olimpik Marsejws në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve 2025/26, të luajtur në Santiago Bernabeu.
Mbrojtësi i Real Madridit u ndëshkua me karton të kuq kundër skuadrës franceze për goditje me kokë ndaj portierit Xheronimo Rulli, në një ndeshje që përfundoi me fitoren e ekipit të Çabi Alonsos.
Kështu, pas këtij sanksion nga UEFA, lojtari spanjoll do të humbas dy ndeshjet e ardhshme të Los Blancos në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë luhet sonte (e martë) kundër Kairat Almaty në udhëtim, si dhe atë kundër Juventusit në kuadër të xhiros së tretë. Megjithatë, ky sanksion ka diçka pozitive, pasi lojtari momentalisht është jashtë fushave shkaku i lëndimit dhe nuk do të ndikoj në zgjedhjet e trajnerit.
Carvajal e priste këtë pezullim, pasi mund të dënohej nga një deri në tre ndeshje. Në fund, UEFA e gjeti një mes dhe mbrojtësi do të humbasë dy ndeshje.
The post Kapiteni i Realit dënohet me dy ndeshje për goditje me kokë appeared first on Alsat.