Këtë vit do të ketë pritje të Vitit të Ri në Sheshin Maqedonia në Shkup, ndërsa performancat e këngëtarëve dhe organizimi do të paguhen nga Lotaria Shtetërore, përcjell TV21. Kryetari i komunës, Orce Gjorgjievski, sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të këshilltarëve në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, tha se nga buxheti i qytetit nuk do të ndahen fonde për festën.
“Sa i përket festës së Vitit të Ri, unë kërkova që të jenë ekskluzivisht interpretues maqedonas. Nga ato që janë konfirmuar deri tani, do të performojnë Karolina Goçeva dhe Tamara Todevska, si dhe disa këngëtarë të muzikës popullore maqedonase. Po ashtu, do të ketë edhe ngjarje për fëmijë për tre ose katër ditë”, tha Gjorgjievski.
Dekorimi i Shkupit për Vitin e Ri ende nuk ka filluar. Sot janë vendosur vetëm shtëpizat për shitjen e dekorimeve dhe pijeve.
