Presidenti amerikan, Donald Trump ka lançuar një skemë që ofron viza të përshpejtuara amerikane për të huajt e pasur që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë.

Karta do t’u japë blerësve një “rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë për të gjithë njerëzit e kualifikuar dhe të verifikuar. “KAQ EMOCIONUESE! Kompanitë tona të mëdha amerikane më në fund mund ta mbajnë talentin e tyre të paçmuar”, tha Trump në mediat sociale të mërkurën, shkruan BBC.

Karta e Artë Trump, e cila u njoftua për herë të parë në fillim të këtij viti, është një vizë amerikane që u jepet atyre që mund të demonstrojnë se do të ofrojnë një “përfitim të konsiderueshëm” për vendin, sipas faqes zyrtare të skemës.

Kjo vjen ndërsa Uashingtoni intensifikon goditjen e saj ndaj imigracionit, duke përfshirë rritjen e tarifave të vizave të punës dhe deportimin e emigrantëve pa dokumente.

The post “Karta e Artë Trump” – Presidenti amerikan prezanton ‘vizat e arit’ prej 1 milion dollarësh appeared first on Alsat.