“BDI po e defokuson opinionit nga sukseset e kësaj Qeverie”, kështu vlerëson në Click Plus Bilall Kasami nga VLEN.

Ai ka numëruar si sukses të arrirë “One Stop Shop”-in me Kosovën, Korridorin 8, vazhdimin e decentralizimit dhe ndarjen e mjeteve për komunat.

“Këtë që e bëmë me VLEN, nuk do të ishte e mundur ta bënim në një qeverisje me BDI-në”, tha Kasami t’i ketë thënë një zyrtar kosovar pas nënshkrimit të “One Stop Shop”-it në Bllacë.

Kasami ndaloi edhe në mosfinancimin e projekteve të kryetarëve të udhëhequr nga opozita.

“Çka të bëj unë, të shkoj në komunat e BDI-së dhe t’jua përpiloj projektet? Prandaj janë zgjedhjet, prandaj votuesit e kanë mundësinë të zgjedhin një kandidat i cili do të ketë model udhëheqjen e komunave nga VLEN, ose të kenë një kryetar të BDI-së që nuk janë të aftë të përpilojnë një projekt”, tha Kasami.