Njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, në intervistën e sotme për Alsat tha se ndryshimet kushtetuese varen nga VMRO-DPMNE me mbi 40 deputetë, ndërsa procesi eurointegrues është i dyanshëm dhe varet si nga Shkupi ashtu edhe nga Brukseli.

“Ndryshimet kushtetuese patjetër varen nga partia e cila ka mbi 40 deputetë, në këtë rast, kjo është VMRO-DPMNE, që ka mbi 40 deputetë, ndërsa ndryshimet kushtetuese kërkojnë dy të tretat. Çdo parti që e plotëson këtë kusht për të bllokuar një proces të tillë mund të thotë se varen nga ajo. Sa i përket procesit eurointegrues, sigurisht që është një proces i dyanshëm që varet po aq nga Shkupi sa edhe nga Brukseli”, deklaroi Kasami./Alsat.mk.

The post Kasami: Ndryshimet kushtetuese varen nga VMRO-DPMNE appeared first on Alsat.