Kasami nga rruga e Banjës: Tetova po ndryshon me hapa të sigurt

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bashkë me aktivistë dhe të rinj plot energji, sot zhvilluan një aktivitet përgjatë rrugës së Banjës, ku shpërndanë fletushka dhe biseduan me qytetarët për vizionin e tyre për një Tetovë më të zhvilluar.

Kasami theksoi se puna e bërë tashmë është e dukshme në çdo cep të qytetit, duke përmendur se edhe rruga e Banjës, dikur e lënë pas dore, sot është shndërruar në një shteg të rregullt dhe të bukur për qytetarët tetovarë.

“Atmosferë pozitive, buzëqeshje dhe shumë mbështetje nga banorët – dëshmi se ndryshimi është në ecje të sigurt”, u shpreh Kasami.