Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes Besa, ka nisur takimet me strukturat e partisë ku po diskuton për të ardhmen e VLEN-it, transmeton TV21. Kasami nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se me vendim të Kuvendit Qendror është nisur rruga pa kthim për bashkimin dhe strukturimin e VLEN-it.
“Takim i ngrohtë me strukturat e Lëvizjes BESA, me të cilët diskutuam të ardhmen e VLEN-it.
Me vendimin e Kuvendit Qendror, nisëm rrugën pa kthim për bashkimin dhe strukturimin e VLEN-it, krijimin e një shtëpie të përbashkët, të fortë dhe të organizuar mirë.
VLEN-i po bëhet sepse është vullnet dhe kërkesë e aktivistëve, votuesve dhe të gjithë shqiptarëve, vullnet i shprehur në dy palë zgjedhjet e fundit.
Falënderova strukturat në Saraj për angazhimin dhe punën e deritanishme, për kontributin në fitoren e VLEN-it në Saraj. I ftova që këtë angazhim dhe energji ta investojmë në bashkimin dhe homogjenizimin e VLEN-it”, ka shkruar Bilall Kasami – kryetar i Lëvizjes Besa.
