“Nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim me Ali Ahmetin dhe BDI-në e pareformuar dhe gjithë ekstremitetet e BDI-së dhe Ali Ahmetit”, deklaroi kështu Bilall Kasami, kryetari i Komunës së Tetovës në emisionin “ClickPlus” në TV21.
“Pra është VLEN-i dhe BDI dhe çdokush që bashkëpunon me BDI-në, me në krye me Ali Ahmetin, këtë BDI në lista të zeza dhe me njerëz të burgosur për korrupcion nuk mund të bashkëpunojë me VLEN-in”, sqaroi Kasami.

