I ftuar në emisionin “ClickPlus” në TV21, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami foli edhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Qeveri duke theksuar se është VLEN-i ai që i përfaqëson ato.

“Ne flasim për dy subjekte politike VMRO-në si përfaqësues së maqedonasve dhe VLEN-i si përfaqësues i shumicës shqiptare në qeveri të cilët përbëjnë këtë koalicion qeveritar dhe nga momenti që ne do të ulemi bashkë dhe do të vendosim për rikonfigurim nga ai moment do të dalim dhe do ta prezentojmë në opinion dhe këtu është e qartë se për përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri vendos VLEN-i”, tha Kasami.