Kasami: Po e transformojmë lagjen Çetinskë në një zonë moderne

Bilall Kasami:
Sot vizitova lagjen Cetinskë, i pashë nga afër puni met që po bëhen për transformimin e kësaj lagjeje. Po punohet intensivisht për ndërtimin e rrugëve 142, 144, Hristo Anevski dhe M. Rajçeviq në BU 14-16.
Po bëjmë rrugë të reja me standarde bashkëkohore, me çka zgjidhim problemin e banorëve, ndërsa lagjja Cetinskë merr pamje krejt të re dhe moderne.

Bashkëbisedova me banorët në lagje dhe derë më derë për vizionin tonë për të ardhmen dhe për projektet konkrete që na presin në katëvjeçarin e ardhshëm.
Edhe Cetinska ishte e vendosur për Tetovën që ecë përpara dhe zhvillohet, për rrugën e vetme që e garanton këtë, për numrin 7.