Kasami: Rikonstruimi i Qeverisë do të bëhet me marrëveshje të re mes partnerëve të koalicionit

“Derisa kemi një marrëveshje politike mes këtyre tre subjekteve politike apo koalicioneve do të vazhdojë e njëjta që dmth propozimet e ministrave, kush do të rikonstruohet e kush do të mbetet, do ti bëjnë përsëri subjektet dhe koalicionet të cilat i kanë propozuar fillimisht.

Që dmth a do të kërkoni apo s’do të kërkoni të ndryshoni emrat e Arben Fetait dhe Fatmir Limanit. Patjetër që në rikonstruim do të kërkojmë disa ndryshime mes të cilave do të jenë dhe ndryshimet në fjalë. Ndryshime edhe në sektorë të tjerë paralajmëroni përpos Fetait e Limanit? Patjetër besoj se do të ketë mundësi që edhe sektorë të tjerë të ketë rokada të ministrave edhe brenda VLEN-it, nëse shohim interesim nga partitë tjera jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për rokada më të gjera”, deklaroi Bilall Kasami – VLEN.