Jan Diomande është duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, duke përfshirë Bajern Munihu, Man. Junajtedi dhe Tottenham. S
ipas raportimeve të Fabrizio Romano, PSZH gjithashtu mund të futet në garë për shërbimet e tij në merkaton e verës. Për momentin, klubet janë vetëm në fazën e vëzhgimit dhe monitorimit, pa asnjë bisedim, ofertë apo negociatë konkrete.
Ndërkohë që jemi ende në fillimet e këtij procesi, pritet që verën e ardhshme të ketë lëvizje të shumta në këtë merkato, dhe Diomande shihet si një nga lojtarët më interesantë për t’u ndjekur. Analistët dhe tifozët do ta kenë sytë tek performanca e tij, ndërsa klubet kryesore përgatiten për të bërë lëvizjet e tyre strategjike.
The post Katër klube të mëdha evropiane në garë për Diomande-n appeared first on Alsat.
