Me 66 vota për, Kuvendi i Kosovës votoi më 11 shkurt Qeverinë e re të vendit. Kundër ishin 49 deputetë, ndërsa abstenime nuk kishte. Kurti paraprakisht prezantoi kabinetin e tij, me gjithsej 19 ministri, 4 më shumë se në mandatin e kaluar.
Emërimet në 19 ministri:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla,
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,
Ministër i Financave, Hekuran Murati,
Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti,
Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu,
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,
Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku,
Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci,
Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani,
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli,
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha,
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,
Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.
