Më 13 tetor 2026, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Mramoricë, në rrethinën e Demir Hisarit, policia ka privuar nga liria katër persona të dyshuar për transportimin e druve të prerë në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për G.K. (55) nga Kavadari, D.K. (51) nga fshati Kërnjevë, në rrethinën e Kavadarit, E.R. (37) nga fshati Slivnik, në rrethinën e Velesit, si dhe L.V. (32) nga Kavadari.

Gjatë kontrollit të dy automjeteve transportuese, me të cilat lëviznin personat e dyshuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 40 metra kub dru për ngrohje, të prerë në mënyrë të paligjshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj katër personave do të parashtrohet kallëzimi përkatës, bëhet e ditur në njoftimin policor.