Pas dështimit të turpshëm në sezonin e kaluar, Manc. Junajted përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë, ku pritet të largohen shumë nga yjet e ekipit, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Ruben Amorim.

Katër prej tyre që e kanë të sigurt largimin janë: Markus Rashford, Alehandro Garnaço, Xhejdon Sanço dhe Antoni. E ardhmja e të katërtëve lojtarëve në fjalë pritet të jetë në La Liga.

Markus Rashford është prej kohësh në radarin e Barcelonës. Sulmuesi anglez ka pranuar dhe një ulje të ndjeshme të rrogës vetëm që të transferohet te klubi katalanas. Problem mbetet shifra 47 milionë euro që Man. Junajted kërkon për sulmuesin anglez, por nuk përjashtohet mundësia për huazim me detyrim blerjeje.

Alehandro Garnaço po ndiqet me shumë interes nga Atletiko Madrid. Diego Simeone e pëlqen shumë anësorin argjentinas dhe është i bindur se 20-vjeçari do të përshtatej në mënyrë të përkryer me systemin e tij të lojës. Ende nuk ka bisedime konkrete mes dy klubeve, vlera e Garanços llogaritet te 50 milionë euro.

Duke parë suksesin që pati me Antoni gjatë huazimit të tij, Betis po mendon të transferojë në mënyrë prfundimtare brazilianin dhe të bëjë një sakrificë të madhe në financat e klubit. Po ashtu klubi i drejtuar nga Manuel Pelegrini po mendon edhe për huazimin e Jadon Sancho-s, duke dashur të përsëritë suksesin që pati me Antoni.

The post Katër yjet e Mançester Junajtedit drejt transferimit në La Liga appeared first on Alsat.