Në sheshin e Kumanovës mund të gjesh gjithçka, përveç rinisë. Të moshuarit mblidhen çdo ditë në mesditë për të ndarë ndonjë fjalë, e disa prej tyre edhe ndonjë valutë. Thonë se nuk e bëjnë për fitim, por për hobi – ta ruajtur një traditë të hershme që daton nga koha kur nuk ekzistonin këmbimoret apo bankat moderne.

“Kumanova është një nga qytetet e vetme ku ka mbetur këmbimi dorë më dorë i parave, të cilët i këmbejnë nëpër cepa të rrugëve disa prej qytetarëve dhe përpiqen të nxjerrin kafshatën e bukës në këtë mënyrë”, raporton gazetari i TV21, Adi Qaili.

Njëri nga ta, i tha TV21 që me këtë punë merret që nga viti 1989, duke kujtuar kohën e shkuar ku rrëfehu se ka pasur fitim të mirë, ndërsa tani sa për të çuar dy bukë në shtëpi. Sikurse kolegët e tij, deshi të flas pa i zbuluar identitetin, por thotë se edhe ky “zanat” është në pranë zhdukjes.

Sa janë të interesuar njerëzit me këmby para shpejt e shpejtë, tregojnë të moshuarit.

Mësuam që këta pleq disa herë kanë qenë edhe cak i policisë, pasi organet e rendit i cilësojnë si veprimtari ilegale, që veprojnë jashtë sistemit monetar.