Keni ftohtë? Nga e hëna temperatura pranverore në Maqedoni

Pas ditëve me reshje dhe vranësira, fundjava që vjen shënon stabilizimin e motit dhe hap rrugën për një rritje të ndjeshme të temperaturave. Meteorologët paralajmërojnë hyrjen në atë që quhet “pranvera e vërtetë”.

Duke filluar nga e hëna (6 prill), vendi do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë nga jugu. Kjo do të sjellë mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe pa reshje.

Temperaturat do të pësojnë rritje graduale gjatë javës:
– Në pjesën më të madhe të territorit do të kalojnë 20°C
– Në zonat më të ngrohta, veçanërisht në rajonet qendrore dhe juglindore, pritet të arrijnë deri në 25°C.