John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump, është paditur penalisht nga një juri federale në Maryland, nën akuzat për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar.
Bolton përballet me 18 akuza penale federale: 8 për transmetim të paligjshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare (NDI) dhe 10 për mbajtje të paautorizuar të këtij informacioni.
FBI kontrolloi shtëpinë dhe zyrën e tij në Bethesda, Maryland, në gusht si pjesë e hetimit.
Sipas aktakuzës 26-faqëshe, dokumentet përmbanin të dhëna sekrete për sulme të ardhshme, kundërshtarë të huaj dhe marrëdhënie diplomatike.
Nëse shpallet fajtor, Bolton mund të përballet me deri në 10 vjet burg për secilën akuzë.
Bolton mohoi çdo faj: “Jam shënjestra e radhës në përdorimin e DOJ si armë kundër kundërshtarëve të Trump”.
Avokati i tij, Abbe Lowell, deklaroi se informacionet ishin ditarë personalë të pa-klasifikuar, të njohur nga FBI-ja që prej vitit 2021 dhe të ndarë vetëm me familjen.
Bolton bëhet kritiku i tretë i Trump që përballet me akuza federale në javët e fundit, pas Letitia James dhe James Comey.
The post “Keqpërdorim të informacionit të klasifikuar”, ish-këshilltari i Trump në telashe appeared first on Alsat.