Këshilli Gjyqësor po e ndjek rastin ndaj Loreta Georgievës, ish-anëtare e këshillit, e cila ka marrë kallëzim nga Ministria e Punëve të Brendshme për shkak se si anëtare ka dëmtuar buxhetin e këshillit, duke marrë para për shpenzime udhëtimi në linjën Strumicë-Shkup dhe anasjelltas, edhe pse ndërkohë vajza e saj kishte blerë pronë në Shkup. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nuk deshi të japë shumë detaje, por tha se këshilli është i njohur me rastin dhe se në të ardhmen do të marrin qëndrim për këtë çështje.
“Jemi në proces, Këshilli Gjyqësor po e heton rastin, po shqyrtojmë të gjitha faktet, po kontrollojmë dokumentacionin dhe së shpejti do të dalim me qëndrimin tonë”, deklaroi Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk
The post “Keqpërdorimet”, Këshilli Gjyqësor e ndjek rastin ndaj Loreta Georgievës appeared first on Alsat.