Një ditë para protestës së paralajmëruar apo të ashtuquajturës seancë publike të organeve dhe trupat e LSM-së para Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë, nuk ndalen akuzat e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE ndaj sindikalistëve të parë. Përderisa Brane Petrushevski vazhdon të përballet me sindikalistin e parë Sllobodan Trendafillov, nga foltorja partiake serialin me pagat e udhëheqësisë së LSM-së e vazhdoi Valentin Manasievski. Trendafillov akuzoi për kërcënime dhe presione ndaj anëtarësisë për kalim në sindikatë tjetër në Postë, Ujësjellës, Kadastër, Pyjet kolektive. Trendafillov propozon që ai por edhe funksionarët një vit të marrin pagë minimale prej 500 eurove.
“Deri te ne arritën të dhëna nga kabineti i drejtorit të Postës maqedonase apo kombëtare, sido që i thonë, ku drejtorët e vendosur nga garnitura e tanishme politike angazhohen që të shpërndajnë fletëparaqitje dhe fletë për çlajmërim në drejtim që të fshihet ai e-mail që të mos mund të kemi vërtetim se po kryejnë sulm si parti politike dhe Qeveri. Funksionarë qeveritarë që marrin paga nga ne punëtorët këtë e bëjnë sot”, tha Sllobodan Trendafillov, kryetar i LSM-së.
“Paga e Peshevskit, i cili këto ditë po aktron sindikalistin e shqetësuar është 3 herë më e lartë nga minimalja. Përderisa i gënjen punëtorët me minimalen, Ivan Peshevski për 4 muaj fiton aq sa punëtorët për 1 vit. Por këtu nuk ndalet hipokrizia e Ivan Peshevskit, ai në vitin 2024 dhe në dy muajt e vitit 2025 ka realizuar edhe të ardhura në baza të tjera në vepër dhe së bashku me pagën ka inkasuar 1.3 milion denarë”, deklaroi Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.
