Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme gazetarja Liridona Vejseli ka bërë të ditur se ka disa ditë që ka pranuar kërcënime nga një person i panjohur nga Tetova.

Rastin në fjalë e ka paraqitur në polici nga ku edhe kanë zbuluar se prej ku kanë ardhur këto kërcënime.

Ka qenë vetë gazetarja që ka shkuar në vendin e punës të të dyshuarit i cili nuk ka reaguar fare në akuzat e gazetares Vejseli.

Ashtu siç njofton kjo e fundit policia ka arestuar personin në fjalë i cili duket se është bërë pishman për kërcënimet pasi që ka kërkuar falje publike për komentet e pa hijshme dhe kërcënimet me jetë ndaj gazetares Liridona Vejseli.