Mbrëmë, mësuesit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë raportuan pranë SPB Tetovë se nxënësit kishin marrë mesazhe kërcënuese nga M.R. (18), ku paralajmërohej vendosja e bombave dhe kryerja e veprave të dhunshme në shkollë.
Policia veproi menjëherë, dhe me urdhër gjykate u krye kontroll në fshatin Pallaticë, në shtëpinë e babait të të riut, R.R. (49). Gjatë kontrollit janë sekuestruar sende që dyshohet se lidhen me veprimet kriminale të M.R.
18-vjeçari është arrestuar, dhe pas përfundimit të hetimeve të plota pritet kallëzim penal ndaj tij. Policia thekson se po vazhdon hetimin për të siguruar sigurinë e nxënësve dhe shkollës.
“Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe, pas urdhrit të gjykatës, është kryer kontroll në fshatin Pallaticë të Tetovës, në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të R.R. (49). Gjatë kontrollit janë gjetur disa sende që i përkasin djalit të tij M.R. (18), për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
