Nga koalicioni VLEN kanë reaguar pas kërkesës së djeshme të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për veting. Nga koalicioni qeverisës këto kërkesa i cilësojnë si folklorizëm.
“Kur BDI dhe satelitët e saj flasin për folklorizëm dhe patriotizëm të
rrejshëm, gjithmonë është e vërteta ajo që i godet në fytyrë. Dhe e vërteta është një! Ramiz Merko, nga listat e zeza amerikane si mik
dhe veteran i klikës së BDI-së, ia kujton Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës
se korrupsioni ishte shtylla e qeverisjes së tyre 22-vjeçare.
Kur Ahmeti flet për vetingun, ia kujtojmë se kuadri i tij shumëvjeçar,
Ixhet Memeti, është pikërisht ai që i bëri veting partisë së tij përmes
marrëveshjes me prokurorinë abaziane. Kur flet për gjuhën shqipe, ia
kujtojmë se “pacienti” i tij, Bujar Osmani, dërgoi tre nenet në
Komisionin e Venecias për të kontestuar gjuhën. Kur flet për takat, ia kujtojmë nënshtirmin që e kishte ndaj Mijallkovit dhe Gruevskit, njëri i liruar nga përgjegjësia, ndërsa tjetri u la i lirë të arratiset. Për ekonominë, ia kujtojmë “Las Vegasin” që Artan Grubi dhe Përparim Bajrami e krijuan në vendbanimet tona”, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN.