Kryetari i Parlamentit Studentor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Omer Hebib ka qenë mysafir në emisionin e pasdites në TV21, “Pastel”.

Ai ka adresuar nevojën urgjente për të hapur një linjë të transportit publik drejt ish Kazermës Ilinden. Një linjë që do të fillonte nga Buteli, do të kalonte nëpër Çair, dhe një linjë tjetër që do të fillonte nga Bit Pazari. Që të dy linjat të kalojnë në Kazermën Ilinden.

Hebib thotë që tashmë 2 vjet është adresuar kjo nevojë, janë dërguar kërkesë me shkrim në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik të Shkupit dhe në Qytetin e Shkupit – por asnjë përgjigje.

Nevojën e bën më urgjente fakti se siç thotë ai, 70% e studentëve në UNT janë me bursë dhe ata, logjikisht, nuk e kanë “luksin” që të bëjnë shpenzime shtesë studentore për taksi për të arritur në ligjërata.

“Shpesh herë ndodh që ose vonohen në bloggerati dhe në provime. Disa nga profesorët shprehin konsideratë, por ka nga ata që i ndëshkojnë për vonesa”, thotë Hebib.

Ai është shprehur i gatshëm që të ketë edhe takime me udhëheqësit e NQP apo edhe me përgjegjësit në Qytetin e Shkupit.