Kryetari aktual i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, do të jetë u.d. i Gjykatës, deri në zgjedhjen e një të riu. Ky vendim u mor sot nga Këshilli Gjyqësor. Në seancë, u theksua se mandati i Sejdinit skadon më 14 dhjetor, kështu që po zgjidhet u.d. kryetar deri në zgjedhjen e një të riu. Sejdini përmbushi kriteret e nevojshme për këtë pozicion dhe me 11 vota “pro” u përcaktua të jetë u.d. Kryetar i Gjykatës Administrative, duke filluar nga 15 dhjetori. Në rendin e ditës të seancës përfshihej edhe miratimi i Programit Vjetor të Punës së Këshillit Gjyqësor për vitin 2026, me një Plan Veprimi. /Alsat.mk
The post Këshilli Gjyqësor: Burim Sejdini do të jetë u.d. i Gjykatës Administrative appeared first on Alsat.
