Gazetar: Suad Bajrami
Këshilli i Prokurorëve njëzëri e refuzoi iniciativën e prokurores Linçe Ristoska e cila u ankua se kryeministri po tenton të ndërhyjë në pavarësinë e saj dhe se po kryen ndikim dhe trysni, nëpërmjet kualifikimeve të ndryshme në një intervistë për revistën “Veçer” në janar të këtij viti.
Deklarimin e kryeministrit i cili, duke aluduar në Ristoskën thotë se është mediokër, Komisioni i Këshillit ka konstatuar se nuk ka veprime konkrete që do të vihej në pikëpyetje pavarësia e prokurores. Ristoska në periudhën e fundit kishte disa përplasje të drejtpërdrejta me kryeministrin Mickoski për shkak të veprimtarisë së saj në ish Prokurorinë Speciale.
Së fundmi, Ristoska kandidoi për kryeprokurore. Mori pëlqim nga Këshilli i Prokurorëve, megjithatë Mickoski e eliminoi kandidaturën e saj para se të japë mendim për emrat tjerë të kandidatëve që prisnin pëlqimin e Qeverisë. /Alsat.mk
The post Këshilli i Prokurorëve e hodhi poshtë iniciativën e prokurores Lençe Ristoska ndaj kryeministrit Mickoski appeared first on Alsat.
