Kuvendi së shpejti do të debatojë për interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit gjyqësor. Pasi Vesna Dameva, Tanja Çaçarova-Ilievska, Selim Ademi, Pavlina Cërvenkovska dhe Milazim Mustafa në formë të shkruar u përgjigjën se interpelanca është precedent dhe ndërhyrje në gjyqësor, tani këto përgjigje u dërgohen deputetëve.
Nëse kalon me sukses interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, kjo nuk do të thotë dorëheqje ose shkarkim i tyre, ndërsa ata thonë se nuk shohin arsye që t’i lëshojnë funksionet.
Nga ana tjetër, ajo që është e sigurt është se nëse kalon propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski, menjëherë do të zgjidhet pasardhësi i tij. Qeveria nisi procedurën për shkarkimin e tij, por edhe pas tri ditëve nga seanca e qeverisë, propozimi nuk i është dërguar për mendim Këshillit të Prokurorëve.
Këshilli theksoi se do të përgjigjen pozitivisht ose negativisht në afatin e paraparë prej 15 ditëve. Qeveria theksoi se pavarësisht mendimit të Këshillit për punën e Kocevskit, propozimi do të dorëzohet në Kuvend, kështu që nuk përjashtohet mundësia që shkarkimi i prokurorit të shtetit të debatohet në mars.
