Gazetare: Melihate Rustemi
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij” me një sërë vërejtjesh për propozim ligjin e Arsimit të lartë. Drejtuesit e universitetit dhe pjesa më e madhe e profesorëve thonë se preket autonomia dhe se kriteret për thirrjet janë të paarritshme.
“Presim autonomi më të madhe për universitetin, si autonomi funksionale ashtu edhe kadrovike. Shpresojmë që disa pjesë që janë tepër të rregulluara të relativizohen, të hiqen, në mënyrë që t’u lihet më shumë e drejtë autonome universiteteve, të kemi më shumë liri për zgjedhje dhe rizgjedhje në tituj, në kategori të ndryshme”, tha Blljana Angellova, rektore e USHKM-së.
“Meqë jemi fakultet i arteve, artet si një veçanti ose si një specifikë që përmbajnë në vete nuk janë të mara shumë parasysh dhe bien ndesh me rregullat dhe ato gjërat të cilat kërkohen nga ne si, qoftë si fakultet poashtu edhe si krijues të artistëve të ardhshëm”, u shpreh Besfort Idrizi, dekan i Fakultetit të Arteve Dramatike.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevsk tha se e kupton frikën e komunitetit akademik që duhet të kaloj nga një fazë në tjetrën, por sipas saj, kriteret e propozuara janë të arritshme.
“Ligji ofron meritokraci, ndërkombëtarizim dhe motivim për bashkëpunim që mungon te kuadri akademik, përfshirë edhe punën kërkimore-shkencore e cila është e pandashme nga ajo arsimore. Projektligji ka mundësi për përpunim të mëtejshëm, pra disa dispozita do të ndryshohen sipas sugjerimeve të komunitetit akademik”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.
Janevska tha se pas përfundimit të gjitha debateve publike dhe më pas, kur gjithçka të jetë korrigjuar siç duhet, ligji do të publikohet sërish në ENER për disa ditë, pas së cilës do të hyjë në procedurë qeveritare. Janevska informoi gjithashtu se gjatë ditës së djeshme në ENER është publikuar edhe Propozim-ligji për veprimtari kërkimore-shkencore. / Alsat.mk
The post Këto ishin vërejtjet kryesore ndaj ministers së Arsimit për ligjin për arsim të lartë appeared first on Alsat.
