Shtatori e ka “shenjtëruar” Kilian Mbapen si protagonist absolut të futbollit europian. Sulmuesi francez pati një muaj të jashtëzakonshëm, duke shënuar të paktën një gol në çdo ndeshje të luajtur. Me fanellën e Real Madridit luajti në 9 ndeshje zyrtare dhe shënoi në të gjitha, ndërsa me Francën kishte 2 paraqitje të tjera gjithmonë në listën e golashënuesve.

Nga goli i parë kundër Ukrainës deri te “hat-trick”-u në Almati, Mbape shënoi 12 gola në total, duke kaluar Hari Kejnin dhe arritur në nivelin e Haaland. Demonstrim i fuqisë dhe vazhdimësisë, në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Madje edhe në humbjen kundër Atletiko Madridit, ai nuk e humbi shansin për të shënuar.

Statistikat tregojnë qartë: 60 gola në Ligën e Kampionëve në 89 ndeshje, më shpejt se Kristiano Ronaldo, Benzema dhe Raul, pas vetëm Mesi dhe Levandovski. 26 vjeç e 284 ditësh, ai bëhet i dyti më i ri, që shënon 60 gola në Ligën e Kampionëve, pas Messit.

 

“Doja të shënoja 5 gola, për këtë më bleu Real Madridi”.

 

Kjo tregon ambicien e tij të jashtëzakonshme dhe aspiratën për t’u vendosur në elitën e sulmuesve me Kristianon, Mesin dhe Levandovskin.

The post Kilian Mbape, lojtari i dytë më i ri që arrin 60 gola në Ligën e Kampionëve appeared first on Alsat.