Në takimin e zhvilluar në margjinat e samitit të BRISC -it , presidendti i Kinës Xi Jinping dhe ai i Egjiptit , Abdul Fatah Al-Sisi ,nënvizuan nevojën se të dy palët duhet vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën, të forcojnë besimin politik, të thellojnë bashkëpunimin praktik, të ndërtojnë me cilësi të lartë nismën “Një brez, një rrugë” dhe të promovojnë shkëmbimet njerëzore.
Xi theksoi se ky vit shënon “vitin e partneritetit Kinë-Egjipt” dhe 10-vjetorin e krijimit të partneritetit të gjithashëm strategjik midis dy vendeve.
Kina mbështet me vendosmëri Egjiptin në ruajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit dhe është e gatshme të jetë një mik i sinqertë dhe partner i ngushtë në zhvillim të përbashkët i Egjiptit.
Pala egjiptiane tha presidenti Sisi është e gatshme të lidhë strategjitë e zhvillimit të Egjiptit me nismën kineze “Një brez, një rrugë”, për të forcuar më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Ai gjithashtu falënderoi Kinën për mbështetjen e saj për anëtarësimin e Egjiptit në BRICS dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në mbrojtjen e interesave të përbashkëta të vendeve në zhvillim dhe të Jugut Global, për të promovuar një sistem global më të drejtë të qeverisjes globale.
Të dyja palët shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale në Lindjen e Mesme.