Raketa kineze me madhësi mesatare e brezit të ri “CZ-8” u transferua me sukses në zonën e nisjes në vendin e parë të lëshimeve hapësinore komerciale të Kinës në qytetin Wenchang të provincës ishullore jugore Hainan të dielën pasdite. Ajo tashmë është gati të lëshohet në një kohë të përshtatshme, që do të përcaktohet në ditët në vijim.

Raketa është krijuar nga Akademia Kineze e Teknologjisë së Mjeteve Lëshuese e Korporatës së Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore të Kinës (CASC) dhe përdor lëndë shtytëse të lëngshme të gjelbër dhe që mbron mjedisin. “CZ-8” realizoi një provë të plotë të suksesshme në fillim të nëntorit të sivjetshëm.
Në orën 13:44 të së dielës raketa u mbart në pikën e lëshimit nr. 1 në vendin e nisjes së mjeteve hapësinore komerciale në Hainan.
Ndërtimi i pikës së lëshimit nr. 1 filloi në korrik 2022 dhe përfundoi më 29 dhjetor 2023. Nisja e “CZ-8” shënon përurimin e kësaj pike lëshimi dhe shërben si test i aftësive të vendit të lëshimit pas misionit të parë të suksesshëm.
