Të dielën, pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave shtesë prej 10% ndaj importeve kineze, Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëroi sërish që nuk do të ketë asnjë fitues nga luftrat tregtare dhe tarifore.

Sipas një deklarate në faqen në internet të Ministrisë së Jashtme, një zëdhënës i saj tha se Kina shpreh keqardhje të fortë. Ajo kundërshton masat amerikane dhe do të marrë të gjitha kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme.
Qëndrimi i Kinës është i vendosur dhe i palëkundur, theksoi zëdhënësi duke shtuar se rritja e njëanshme e tarifave amerikane shkel rëndë rregullat e OBT-së.
“Kjo lëvizje nuk mund të zgjidhë problemet që Shtetet e Bashkuara kanë në shtëpinë e tyre. Dhe më e rëndësishmja, nuk sjell dobi për asnjë nga palët, akoma më pak për botën”, theksohet në deklaratë.
Foto nga VCGDuke vënë në dukje se Kina është një nga vendet më serioze kundër narkotikëve, si në aspektin e politikës ashtu edhe në zbatimin e saj, zëdhënësi tha se Fentanyli është një problem i SHBA-së.
“Nën frymën e humanizmit dhe vullnetit të mirë, Kina i ka dhënë mbështetje reagimeve të SHBA-së ndaj kësaj çështjeje. Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kina njoftoi në vitin 2019 vendimin për të klasifikuar zyrtarisht substancat e lidhura me fentanilin si kategori më vete. Ne jemi vendi i parë në botë që e bëjmë këtë,” tha zëdhënësi.
Foto nga VCGMinistria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje palës amerikane që ta shohë dhe ta zgjidhë çështjen e saj të fentanilit në mënyrë objektive dhe të arsyeshme, në vend që të kërcënojë vendet e tjera me rritje arbitrare tarifash.
